Geokos A&A
Shto një vlerësim NdiqniPërmbledhje
-
Sektorët Shërbime
-
Punë të postuara 0
-
Parë 233
Përshkrimi i kompanisë
Geokos A&A është një kompani e specializuar në gjeoteknikë dhe gjeologji.
Geokos A&A është themeluar më 1993, si kompani private me 4 punëtorë dhe e paisur me një makinë shpimi GDR-150. Ne kemi punuar ne kërkime hidrologjike dhe hapje të puseve për kërkesa të objekteve individuale dhe kolektive. Në vitin 2000 kemi filluar të punojmë për organizata të ndryshme jo-qeveritare. Më 2002 jemi regjistruar nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës si N.N.SH.
Geokos A&A si kompani që zhvillon aktivitete në fushën e gjeoteknikës, gjeologjisë, hidrogjeologjisë, dhe hapjen e puseve. Gjatë kësaj periudhe ne kemi investuar në personel, makineri, dhe paisje shtesë. Që nga data 26.09.2005, ne kemi vazhduar punën si ortakëri e përgjithshme me emër N.N.SH. Geokos A&A, dhe bazuar në kërkesë, jemi pajisur me laboratorin e gjeoteknikës. Ne e kemi kompletuar laboratorin në vazhdimësi.
Ne 2005, N.N.SH. Geokos A&A është akredituar nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, çertifikuar nga TUV NORD më 02/11/2009 me EN ISO 9001:2008, si dhe çertifikuar nga Bureau Veritas me EN ISO 9001:2008 më 01/11/2012. Tani, Geokos A&A ka stafin dhe infrastukturën e nevojshme për të kryer punët për të cilat është akredituar dhe çertifikuar.
Ne vazhdimisht jemi në kontakt me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë të fushës së Gjeoteknikës dhe Gjeologjisë për projekte të ndryshme. Sot vazhdojme veprimin si Geokos A&A O.P. dhe jemi te licensuar nga Ministria e Tregtise dhe Infrastruktures, si dhe te çertifikuar nga Vureau Veritas me IN ISO 9001:2017.


