Këshilltar/e Ligjor/e

Punë-Orari 50% @WorkWise Consulting Punë me email

Detajet e punës

  • ID e punës 11458
  • Career Level  Manager
  • Experience  2 Years
  • Industry  Development
  • Qualifications  Diplomë
jobcenter

Përshkrimi i punës

Përgjegjësitë kryesore:

  • Ofrimi i këshillave dhe opinioneve ligjore për çështje që lidhen me veprimtarinë e kompanisë

  • Hartimi, shqyrtimi dhe negocimi i kontratave, marrëveshjeve dhe dokumenteve të tjera ligjore

  • Monitorimi dhe zbatimi i legjislacionit në fuqi në fushat përkatëse të veprimtarisë

  • Përfaqësimi i kompanisë pranë institucioneve shtetërore dhe gjyqësore, kur është e nevojshme

  • Mbështetja e departamenteve të brendshme në çështje ligjore, procedurale dhe kontraktuale

  • Sigurimi që aktiviteti i kompanisë të jetë në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator

  • Mbajtja e arkivës ligjore dhe përditësimi i dokumentacionit zyrtar

  • Përgatitja e raporteve dhe analizave ligjore sipas kërkesave të menaxhmentit

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në drejtësi (preferohet titulli Avokat/e ose Jurist/e i/e licencuar)

  • Përvojë pune e mëparshme si këshilltar/e ligjor/e, jurist/e ose në fushë të ngjashme (së paku 2 vite)

  • Njohuri të mira të legjislacionit civil, tregtar, administrativ dhe të punës

  • Aftësi të forta analitike dhe për zgjidhjen e problemeve ligjore

  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi

  • Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe gjuhës angleze (gjermanishtja përbën përparësi)

  • Përdorim i mirë i programeve MS Office dhe mjeteve të dokumentimit ligjor

Ne ofrojmë:

  • Punë dinamike dhe profesionale në një ambient bashkëpunues

  • Mundësi për zhvillim të vazhdueshëm profesional

  • Përfshirje në projekte me rëndësi strategjike për kompaninë

  • Pagë konkurruese dhe kushte të mira pune

  • Mundësi për të punuar me një ekip profesionistësh me eksperiencë në fusha të ndryshme

Side Promo

Aftësitë e kërkuara

Punë të tjera që mund t'ju pëlqejnë