Përmbledhje

  • Sektorët Industri
  • Punë të postuara 0
  • Parë 9
jobcenter

Përshkrimi i kompanisë

Agimi Company filloi rrugëtimin e saj në vitin 2000, si një dyqan i vogël, ku hodhëm hapat e parë në industrinë e qeramikës dhe materialeve sanitare. Me përkushtim dhe një vizion të qartë për të ardhmen, ne vazhduam të rritemi dhe të zgjeroheshim, duke u bërë një emër i njohur në treg.

Ishim të parët që sollëm pllaka nga Italia dhe kjo na hapi rrugën për të furnizuar shumë kompani vendase. Falë përkushtimit, ndershmërisë dhe sinqeritetit në marrëdhëniet me klientët, arritëm të ndërtojmë një bazë të fortë klientele që vazhdon të zgjerohet.

Në vitin 2019, hapi i radhës ishte hapja e showroom-it modern me një sipërfaqe prej 3000 m², ndërtuar sipas standardeve evropiane, dhe zgjerimi i stafit në 50 profesionistë të përkushtuar.

Sot, Agimi Company është një partner i besueshëm për disa nga kompanitë më prestigjioze ndërkombëtare dhe vazhdon të eksportojë produktet e saj përtej kufijve të vendit.

SMART LLC