Përmbledhje

  • Sektorët Ushqime / Pije
  • Punë të postuara 0
  • Parë 5
jobcenter

Përshkrimi i kompanisë

Eurofruti Company është një kompani e njohur në Kosovë dhe jashtë saj. Ajo ka më shumë se 30 vjet përvojë pune në mbledhjen, përpunimin dhe ruajtjen e kërpudhave, frutave të ngrira dhe eksportin e tyre. Kompania Eurofruti bën pjesë në kompanitë më të mëdha në Kosovë.

Ne mbledhim rreth 1500 tonë fruta të ndryshme malore: boronicë, mjedër, rrush i egër, luleshtrydhe, qershi, kumbulla etj.; dhe rreth 100 tonë kërpudha.

Ajo që e bën Eurofruti të veçantë është marrëdhënia e ngushtë me bujqit, Ministrinë e Bujqësisë dhe shoqatat e bujqve. Agronomët e Eurofrutit janë gjithmonë pranë bujqve, duke i ndihmuar në çdo hap për një prodhim më të mirë dhe me cilësi më të lartë.

Këtë vit, kompania jonë, në bashkëpunim me SWISS Caritas dhe USAID, po bën një punë shumë të mirë me bujqit, duke zhvilluar prodhimin e integruar, i njohur edhe si AIP, si dhe duke realizuar certifikimin me GLOBAL GAP.

SMART LLC