Përshkrimi i punës
Ne po kërkojmë një Junior Front-End Developer të apasionuar pas dizajnit dhe teknologjisë, i cili do të ndihmojë në zhvillimin e ndërfaqeve moderne dhe responsive për aplikacione web. Kandidati duhet të ketë njohuri bazike në ndërtimin e faqeve dhe dëshirë për të përmirësuar vazhdimisht aftësitë e tij.
Kualifikime të kërkuara:
-
Diplomë ose studime në vijim në IT, Web Design apo fusha të ngjashme
-
Njohuri bazike në HTML, CSS dhe JavaScript
-
Përvojë me ndonjë framework (React, Vue – avantazh)
-
Aftësi për të punuar me dizajne nga Figma ose Adobe XD
-
Vullnet për të mësuar teknologji të reja dhe për të kontribuar në projekte reale