Përmbledhje

  • Sektorët Transport / Lëvizje / Logjistikë
  • Punë të postuara 0
  • Parë 299
jobcenter

Përshkrimi i kompanisë

Deva Tours e sotme është themeluar në vitin 1992 nga Avdi Avdija.

Qysh në vitet e para të themelimit Deva Tours organizoi udhëtimin e saj të parë për në Prishtinë. Duke bërë këtë hap Avdi Avdija në Kosovë nisi një epokë të re të transportit tokësor të udhëtarëve dhe krijoj themelin për zhvillimin e mëtejmë të kompanise. Është meritë e tij dhe në bazë të angazhimit të tij vizionar Kompania Deva Tours sot është kompania e transportit të udhëtarëve me Evropën, më e madhja në regjionin e Ballkanit.

Me linjat e rregullta nga Prishtina dhe Tirana për në Metropolet evropiane të shumta, si dhe me fluturimet Charter, Deva Tours ua hap klientëve të saj botën e udhëtimit.

Në vitin 1997 Avdi Avdija hapi selinë edhe në Gjermani nën udhëheqjen e vëllaut të tij Sefer Avdija. Me degën e saj të re në Gjermani, Deva Tours ishte e pranishme me nisjet e autobusëve në shumë qytete të Gjermanisë.

Arianit Avdi Avdija, i biri i Avdi Avdija, me një angazhim dhe kompetencë të madhe që nga viti 2020 së bashku me agjën e tij Sefer Avdija udhëheq kompaninë profesionalisht dhe krejtësisht në kuptimin e themeluesve në një kurs të suksesshëm.

SMART LLC