Përmbledhje

  • Sektorët Ndërtim / Imobilien / Patundshmëri
  • Punë të postuara 0
  • Parë 342
jobcenter

Përshkrimi i kompanisë

“KAWA Group” është një rrugëtim i frytshëm dhe ambicioz në botën e ndërtimit dhe biznesit në Kosovë. Fillimi jonë në vitin 1981, në një fshat të komunës së Suharekës, Sallagrazhdë, tregon rrënjët të thella familjare dhe dëshirën për rritje dhe sukses. Themeluesi, Milazim Vataj, kishte përvojë të mëparshme në industrinë e ndërtimit në vende të tjera si Kroacia dhe Zvicra, dhe kjo përvojë ndihmoi në zhvillimin e kompanisë në një dimension të ri. Nisur si një biznes i vogël familjar, “KAWA” ka shpërbërë kufijtë dhe është rritur shumë gjatë këtyre tre dekadave. Një nga synimet tona kryesore ishte të bëheshim kontraktuesit më të mirë për projekte të komplekseve dhe banesave me standarde të larta në Kosovë. Ky objektiv u arrit me sukses, dhe kompania mori pjesë në ndërtimin e dhjetëra projekteve infrastrukturore të rëndësishme në bashkëpunim me ministrinë dhe komunat në Kosovë.

“KAWA-GROUP” ka ndryshuar mentalitetin e ndërtimit në Kosovë duke theksuar cilësinë mbi sasinë. Nga një fillim i vogël në vitin 2015, ne kemi shënuar një rritje të shpejtë. Në vitin 2017, kompania ka ndërtuar rreth 40,000 metra katrorë komplekse banesore dhe afariste me projektet: “Çelësi i Prishtinës”, “Kurora e Çelësit të Prishtinës” si dhe Kompleksin “Hyjnesha”, qe tregojnë suksesin tonë dhe aftësinë për inovacion në ndërtim.

SMART LLC