G-Project
Shto një vlerësim NdiqniPërmbledhje
-
Sektorët Ndërtim / Imobilien / Patundshmëri
-
Punë të postuara 0
-
Parë 260
Përshkrimi i kompanisë
Kompania G-Project ka një eksperiencë familjare 34 vjeçare që nga viti 1990 në fushën e ndërtimit dhe tregtisë së familjes Besimi.
G-Project është e ndarë në pesë sektorë duke filluar nga Projektimi, Realizimi i ndërtimeve dhe restaurimeve, aktiviteti në Gurëthyes, impianti i fabrikës së Betonit dhe Tregtia.
Zyra qëndrore e kompanisë ndodhet në qytetin e Prizrenit, rruga Tirana p.n.
Që nga themelimi kompania jonë ka arritur të realizojë hartime të projekteve si dhe ndërtime në fusha specifike si në trafostacione energjetike, objekte publike, ndërtime private, rrugë, ndërtime të objekteve spitalore, kulturore, sportive, mure mbrojtëse, ura, gërmime me makineri, furnizime me beton e zhavor etj.
G-Project është e përkushtuar në fushën kërkimore shkencore duke studiuar dhe dizajnuar edhe pilot projekte inovative të energjisë së qëndrueshme për një qytet të gjelbër.
Fushëveprim tjetër specifik është edhe avancimi i vazhdueshëm i stafit dhe paisjeve në konzervimin dhe restaurimin e objekteve nën mbrojtje dhe me vlerë në trashëgimi kulturore.
Stafi profesional i ka mundësuar kompanisë që të i ofrojë klientëve llojllojshmëri të shërbimeve me standardet më të larta në cilësi duke trajtuar secilin detal të punës me përkushtim, pasion dhe korrektësi.


