SILCAPOR
Shto një vlerësim NdiqniPërmbledhje
-
Sektorët Industri
-
Punë të postuara 0
-
Parë 406
Përshkrimi i kompanisë
Silcapor, është fabrika e vetme në rajon për prodhimin e bllokave termoizolues. Investimet për ndërtimin e kësaj fabrike kanë filluar në vitin 1983 kurse kanë përfunduar në vitin 1988 kur edhe ka filluar prodhimin. Fabrika gjendet në fshatin Doganaj në Komunën e Kacanikut.
SILCAPOR-i është teknologji e prodhimit të materialit ndërtimor të grupës të betoneve qelulare-porozbeton. Porozbetoni është me prejardhje minerale inorganike, shprehimisht material me peshë të lehtë ndërtimore,i cili prodhohet në menyrë industriale,me markë te caktuar të betonit qelular, masë vëllimore të ndryshme, manipulim të lehtë dhe të shpejtë në ndërtimtari.
Gjatë procesit të privatizimit në Kosovë N.T.P. “Unio Commerce” nga Hani i Elezit ka privatizuar ketë fabrikë dhe që nga fundi i muajit Prill 2005 kjo fabrikë funksionon si kompani private.
Struktura e porozbetonit është e përcaktuar nga poret e formuara në masë,si faktor i rëndësishëm në ndikimin e vetive fizike si: Material me peshë të lehtë, Material termoizolues, Fortesi në shtypje, Mbrojtja ndaj zhurmës, Qendrueshmëri ndaj zjarrit, Qendrushmëri ndaj ngricave, Migracioni i lagështisë, Dimenzione të sakta, Përpunimi, ndërtimi dhe finalizimi gjatë aplikimit.


