Ukaj Company
Shto një vlerësim NdiqniPërmbledhje
-
Sektorët Industri
-
Punë të postuara 0
-
Parë 285
Përshkrimi i kompanisë
Historia e UKAJ filloi në vitin 1918 në Deçan të Kosovës, kur një familje e pasionuar filloi një rrugëtim të gjatë në botën e artit të përpunimit të drurit. Kapitulli i parë i kësaj historie u kurorëzua në vitin 1986 me regjistrimin zyrtar të kompanisë në Pejë, duke dëshmuar kështu se përkushtimi ndaj këtij arti mbeti i palëkundur brez pas brezi.
Nën udhëheqjen e Enver Ukaj, kompania UKAJ u zhvillua me ritme shumë të shpejta, dhe sot zotëron një hapësirë prodhimi prej 6000m2 dhe një showroom me hapësirë prej 1500m2 me dizajn dhe ndërtim bashkëkohor, sipas standardeve më të larta evropiane.
Si një nga kompanitë më të suksesshme në Kosovë, kompania UKAJ njihet për cilësinë e lartë të prodhimit dhe dizajnin inovativ të dyerve dhe enterierit.
Përmes kapacitetit të lartë prodhues, stafit të kualifikuar, teknologjisë së avancuar dhe gamës së gjerë të produkteve, ajo i përmbush me krenari të gjitha kërkesat e klientëve, si brenda Kosovës ashtu edhe jashtë kufijve të saj.


