Përmbledhje

  • Sektorët Industri
  • Punë të postuara 0
  • Parë 217
jobcenter

Përshkrimi i kompanisë

Procesi i prodhimit të letrave të lagura nga ana jonë daton që nga viti 2013, fillimisht si ALM Group, ndërsa më pas si një subjekt i veçantë, Happy Shpk, i themeluar në vitin 2017. Si një prodhues profesionist, që nga ideja për prodhim, paketim dhe markë – ne i bëjmë të gjitha. Ne prodhojmë letra higjienike të lagura dhe produkte për kujdes personal, për foshnje, për përdorim në shtëpi, për kafshë dhe për aplikime të ndryshme, si dhe linjën e produkteve të lëngshme si xhel pastrues për duar dhe dezinfektues të ndryshëm, duke ndjekur procedurat më rigoroze.

Gjatë 10 viteve të fundit, përveç markave tona, kemi zhvilluar qindra produkte Private Label për rrjete vendore dhe marka të fuqishme ndërkombëtare. Sekreti i shërbimit tonë qëndron në etjen për sukses. Ne nuk e shohim veten thjesht si prodhues me kontratë, por si partner në rritjen e markës dhe biznesit tuaj.

Kompania jonë punëson mbi 90 punonjës, disponon ambiente me sipërfaqe prej 9000 m² dhe zotëron aktiva të paluajtshme. Jemi liderë në tregun vendas dhe në rajon, me 82% të prodhimit të eksportuar.

SMART LLC