Përmbledhje

  • Sektorët Industri
  • Punë të postuara 0
  • Parë 6
jobcenter

Përshkrimi i kompanisë

Themeluar në vitin 2008 në Zonën Industriale në Klinë, AMO ka krijuar një traditë të fortë në prodhimin e ushqimeve konditorike. Me një sipërfaqe prej 7500 m² dhe teknologji moderne, ne ofrojmë produkte me cilësi të lartë, të gjitha në përputhje me standardet HACCP dhe ISO 22000, certifikuar nga TUV NORD CERT.

Stafi ynë prej rreth 60 punëtorësh është i kualifikuar dhe trajnuar sipas normave evropiane, duke siguruar që çdo produkt të jetë i sigurt dhe i shijshëm. Prodhimet tona përfshijnë një gamë të gjerë rollatash, keksash dhe petësh për torte, të njohura për shijen dhe cilësinë e tyre.

AMO ka zgjeruar tregun e saj edhe jashtë Kosovës, me produkte të kërkuara në Maqedoni, Mali i Zi, Shqipëri, Rumani, Gjermani, Zvicër, Bosnjë, Itali, Izrael dhe shtetet Arabe. Gjithashtu, AMO është e çertifikuar me certifikatën Hallall nga Bashkësia Islame e Kosovës, duke garantuar përputhshmërinë me kërkesat e konsumatorëve.

SMART LLC