Përmbledhje

  • Sektorët Industri , Industria e energjisë
  • Punë të postuara 0
  • Parë 7
jobcenter

Përshkrimi i kompanisë

Proton Cable është prodhues i telit të bakrit, granulatit dhe kabllove elektrike të tensionit të ulët.

Operon prej vitit 2010, dhe me prodhim prej 800 Ton ne vit, është lider i kabllove elektrike në Kosovë.

Proton Cable është paisur me linja të prodhimit të teknologjisë së fundit dhe të gjitha produktet e prodhuara janë rreptësisht të vet-audituara nga laboratori i kontrollit të cilësisë për t’u siguruar që të ofrojmë produkte me cilësi të vazhdueshme klientëve tanë.

Proton Cable është e pajisur me standardet ndërkombetare ISO 9001:2018, ISO 14001:2015, OHSAS 18001:2007, standardet Turke TS EN 60332-1-2/Al:2016 / A11:2017, TS EN 50575/Al:2016:2016-07, standardet Kroate për export në Bashkimin Evropian HRN EN 50525-2-31:2012 dhe ka shpallur deklaratën e performancës CE ndërsa në prodhim bazohet në standardin Gjerman VOE. Në vitin 2018 kemi investuar në fabrikën për përpunimin e telit të bakrit me linja të teknologjisë së fundit në këtë sektor. Kapaciteti përpunues i telit unik të bakrit është 600 Ton në muaj për dimensionet nga 3.5mm deri në 1.15mm. Për prodhimin e telave shumëfijore dimensio­ net 0.10mm – 0.30mm, kapaciteti është 100 Ton në Muaj.

Në vitin 2021 me financim nga Unioni Evropian kemi themeluar fabrikën për prodhimin e Granulatit dhe kabllove Halogen Free. Në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar “Perspektive” që organizohet në Dubrovnik të Kroacisë Proton Cable është përzgjedhur ndër 300 kompani me të suksesshme të Europës Qendrore dhe Juglindore për vitin 2016.

SMART LLC