
LINDI
Shto një vlerësim NdiqniPërmbledhje
-
Sektorët Industri
-
Punë të postuara 0
-
Parë 3
Përshkrimi i kompanisë
N.P.T Lindi është kompani e specializuar per prodhimin, mbushjen dhe shpërndarjen e gazrave farmaceutike mjekësore dhe gazrave teknike.
Veprimtaria e saj ka filluar në vitin 2002 nën drejtimin e pronarit aktual me prodhimin e oksigjenit medicinal dhe industrial me kapacitet 8.5kg/h.
Aktualisht kompania jonë bënë mbushjen e oksigjenit medicinal dhe industrial me kapacitet 850kg/h, mbushjen e dioksidit të karbonit me kapacitet 600kg/h, mbushjen e azotit me kapacitet 850kg/h, mbushjen e argonit me kapacitet 850kg/h, përzierjen e gazrave të ndryshme dhe shitjen e gazrave tjera teknike.
Kompania LINDI prodhon suboksid azotin, që kryesisht përdoret në spitale dhe klinika si mjet anestetik në operacionet kirurgjike. Kapaciteti I prodhimit është 25kg/h e cila është e mjaftueshme për tregun Kosovar dhe tregun e rajonit.
Përveq kësaj kompania jonë është e specializuar edhe me ndërtimin e sistemeve qëndrore të gazrave medicinal, dhe për klientët tanë ofrojmë shërbim të plotë me paisje teknike dhe servisimin e tyre.