Përmbledhje

  • Sektorët Beauty / Style
  • Punë të postuara 0
  • Parë 358
jobcenter

Përshkrimi i kompanisë

Kujta & Meri, të njohur si stilistët e parë shqiptarë që sollën një ndryshim revolucionar në industrinë e modës në të gjitha trojet shqiptare, vendosën një standard të ri për stilistët shqiptarë dhe kosovarë. Që në fillimet e tyre, ata ëndërronin të paraqisnin dizajnet e tyre në kryeqendrën e modës botërore – Milano, Itali. Përmes një rrjeti të vazhdueshëm dhe udhëtimeve të shumta, ata u ftuan të prezantojnë krijimet e tyre në Javën e Modës në Milano në vitin 2009, nën autoritetin e Critical Fashion. Dizajnet e tyre u vlerësuan lartë nga mediat dhe institucionet italiane të modës, duke shënuar kështu hyrjen e tyre në skenën ndërkombëtare të modës.

Ky moment i rëndësishëm u bë hap i madh drejt pjesëmarrjes së tyre në Haute Couture Art & Gallery Exhibition në Milano, po në vitin 2009. Kujta & Meri u bënë stilistët e parë nga Kosova që prezantuan punën e tyre në qendrat më të njohura të modës botërore si Milano, Roma dhe Palermo. Në vitin 2014, ato prezantuan koleksionin e tyre në Berlin Fashion Week.

Dizajnet e Kujta & Meri vazhduan të fitojnë vëmendjen e figurave të njohura. Në vitin 2018, aktorja e Bollywood-it Parineeti Chopra zgjodhi një fustan glamur nga Kujta & Meri për një event në tapetin e kuq, duke fituar çmimin për “Fustani më i mirë i Bollyëood-it për vitin 2018.” Po atë vit, veshjet e tyre u mbajtën edhe nga aktorja Cassidy Bentley dhe Aracelya Rambula në Latin Music Aëards.

Aspirata e tyre gjithmonë ka qenë të arrijnë njohje globale. Dizajnet e tyre përfundimisht tërhoqën vëmendjen e superyllit botëror Beyoncé, e cila veshi fustanin e punuar me dorë “Snoëflake Leaves” në festën e ditëlindjes së 50-të të Diddy-t, në dhjetor 2019.

SMART LLC