
SETI COMMERC
Shto një vlerësim NdiqniPërmbledhje
-
Sektorët Industri
-
Punë të postuara 0
-
Parë 12
Përshkrimi i kompanisë
Ndërmarrja “Seti Commerc” është themeluar në vitin 1990 me seli në Suharekë nga vëllezërit Bajraktari. Ishte një ndër tri firmat e para të asaj kohe që është hapur si firmë private në Komunën e Suharekës. Fillimisht veprimtaria e kësaj firme ka qenë tregtia me depot ushqimore dhe me dyqane: një në Prishtinë dhe gjashtë në fshatra të Komunës së Suharekës. Kjo veprimtari është zhvilluar deri në fillim të vitin 1993.
Tri vite më pas Ndërmarrja “Seti Commerc” e ndërron veprimtarinë e vet duke kaluar nga tregtia me mallra ushqimore në veprimtarin e shitjes së materialit ndërtimor dhe ndërtimin e shtëpive private. Këtë formë të biznesit kjo firmë e zhvilloi deri në vitin 1999.
Pas luftës Ndërmarrja “Seti Commerc” e zgjeron aktivitetin e saj tregtar duke hapur edhe një biznes të ri për shitjen e derivateve të naftës – karburanteve dhe vajrave për automjete, me lokacion në Shirokë të Suharekës.
Në vitin 2004 zgjerohet duke ndërtuar një bazë për thyerjen e gurit, në Biraq të Suharekës, ku përfitohen fraksione të ndryshme të zhavorit për nevojat e ndërtimtarisë. Ndërmarrja “Seti Commerc” ndërtoi shumë rrugë, shkolla, salla sportive, ujësjellës e kanalizime në këto komuna: Suharekë, Prizren, Ferizaj, Rahovec, Malishevë, Shtime, Dragash, Lipjan etj.
Në vitin 2009 Ndërmarrja “Seti Commerc” e zgjeron aktivitetin e saj tregtar duke hapur edhe një biznes të ri investoi në ndërtimin fabrikën për prodhimin e elementeve të betonit Ndërmarrja “Seti Commerc” është e specializuar në këtë fushë ku bëjmë prodhimin e të gjitha llojeve (Kubëza, Anësor, Rigolla, Blloqe etj
Me ndërrimin e lokacionit në vitin 2012, duke kaluar ne zonën induatriale të Suharekes, përveq prodhimit të elementeve të betonit Ndërmarrja “Seti Commerc” e zgjeron aktivitetin e saj tregtar duke ndërtuar fabrikën prodhimit të Betonit te gatshëm.
Prodhojmë të gjitha klasat e Betonit C-12/15, C-16/20, C–20/25, C–25/30, C–30/37, C–35/45, C–40/50, C–45/55, C–C50/60. Gjithashtu prodhojmë Beton me (shtresa) ADITIVE me veti të ndryshme betonit me Aditiv P etj.
Rritja e Ndërmarrja “Seti Commerc” nuk ka të ndalur. Në vitin 2013 Ndërmarrja “Seti Commerc” e zgjeron aktivitetin e saj tregtar duke hapur edhe një biznes të ri investoi në ndërtimin fabrikën për përpunimin e Gurit natyral dekorativ.
Në ditët e sotme Ndërmarrja “Seti Commerc” është një ndërmarrje rentabile me afarizëm shumë stabil, me 50 – 100 të punësuar gjatë sezonit të ndërtimtarisë dhe me prodhimet e veta furnizon shumë ndërmarrje tjera ndërtimore në Kosovë dhe jashtë saj.