
NTP Nallbani
Shto një vlerësim NdiqniPërmbledhje
-
Sektorët Industri
-
Punë të postuara 0
-
Parë 10
Përshkrimi i kompanisë
“NALLBANI” NTP me pronar Mehmet Nallbanin është themeluar në vitin 1981 si ndërrmarje tregtare dhe prodhuese. Fillimisht ndërrmarja ka filluar punën me 2 punëtor ku kryesisht punët bëheshin në një lokal të vogël në qendër të qytetit të Prizrenit. Falë përvojës 50 vjeqare në këtë sferë dhe falë punës dhe angazhimit ndërrmarja NALLBANI ka arritur ta zgjeroj punën dhe kapacitetin e prodhimit. Sot, ndërrmarja e ushtron veprimtarinë në një ambient më të madh të punës, në magjistralen Prizren-Prishtinë në fshatin Lubizhdë p.n.
Falë këtij angazhimi dhe pune kompania ka arritur ta zgjeroj kapacitetin e përpunimit të llamarinës dhe metaleve në sfera të ndryshme të ndërtimit. Po ashtu, kompania ka zgjeruar kapacitetin e makinerisë ku bëhet perpunimi i llamarinës dhe në këtë mënyrë ka arritur përsosmërinë dhe efikasitetin në përpunimin e llamarinës. Tani ndërrmarja jonë ka 35 punëtor, të cilët janë pjesë e linjes prodhuese dhe përpunuese të llamarinës.
Çfarë bën Nallbani?
Prodhimin e olluqeve dhe gypave të zinkuara dhe të plastifikuara, sipas kërkesave..
Profilimin e llamarinës për mbuloja dhe fasade sipas porosisë.
Elemente përcjellëse për olluqe, gypa dhe mbuloja. (Kthesa, Bryla, Mbrojtëse të borës, Mbajtëse të olluqeve dhe gypave, Ballore, L-kënde, si dhe elemente të ndryshme që bëhen në bazë të kërkesave të klienteve në punë dore).