Santefarm
Shto një vlerësim NdiqniPërmbledhje
-
Sektorët Mjekësi / Shëndetësi
-
Punë të postuara 0
-
Parë 243
Përshkrimi i kompanisë
Santefarm u themelua në vitin 2006 nga Milaim Abdullahu, si Kompani me Përgjegjësi të Kufizuar për shitjen me shumicë dhe shpërndarjen e produkteve farmaceutike dhe të kujdesit shëndetësor në Kosovë, pas 18 viteve të përvojës në sektorin farmaceutik në Kosovë dhe jashtë saj. Santefarm është anëtare e Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, si dhe shoqatave të tjera profesionale në Kosovë dhe në rajon.
Që nga viti 2006 deri më sot, Santefarm ka pasur një rritje të vazhdueshme dhe sot konsiderohet lider në tregun farmaceutik të Kosovës dhe një markë shumë e njohur jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.
Santefarm sot është zgjedhja e parë për 98% të barnatoreve në Kosovë, për shkak të ofrimit te sherbimeve profesionale, stafit profesional, një gamë të gjerë produktesh të ofruara me ofertat më të mira në treg, si dhe prezencën e gjere në treg.
Sa i përket cilësisë, Santefarm është certifikuar me Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë ISO përmes standardeve të ISO 9001: 2008 duke përfshirë Proceduren e Mirë të Shpërndarjes, të certifikuara në 2010 nga Bureau Veritas. Më 15 shkurt 2017 ne jemi certifikuar me versionin e ri të standardeve të ISO 9001: 2015 duke përfshirë procedurat e GDP-së, një vërtetim i kryer nga PECB.


