Kosmonte Foods
Shto një vlerësim NdiqniPërmbledhje
-
Sektorët Tregti
-
Punë të postuara 0
-
Parë 206
Përshkrimi i kompanisë
Kosmonte Foods është kompani e cila vepron që nga viti 2000 në Kosovë dhe distribuon produkte të qumështit, mishit, perimeve, kafe, çaj si dhe produkte për gastronomi.
Ne gëzojmë reputacion ndërkombëtar dhe distribuojmë mbi 1000 artikuj nga mbi 100 brende të ndryshme duke qenë prezent në tregun e Kosovës, Shqipërisë, Gjermanisë dhe Lindjes së Mesme – Dubai.
Zhvillimin nga një distributor i vogël, në një korporatë me disa filiale, ja dedikojmë përkushtimit për cilësinë dhe vlerat njerëzore – që janë themel i një jete plot shëndet, për familjet tona.
Jemi krenarë që kemi krijuar një reputacion, duke u njohur si një nga kompanitë kryesore në tregun e Kosovës për distribuimin e produkteve ushqimore të freskëta dhe të thata. Suksesi ynë buron nga vite të tëra të përkushtimit, inovacionit dhe punës për të ofruar shërbime cilësore.
Kosmonte Foods vazhdimisht përqafon proceset e inovacionit dhe përmirësohet, duke ofruar mundësi më efektive për të ndihmuar klientët si rrjetet e marketeve dhe restorantet.


