Aldex Group
Shto një vlerësim NdiqniPërmbledhje
-
Sektorët Tregti
-
Punë të postuara 0
-
Parë 189
Përshkrimi i kompanisë
Kompania Aldex sh.p.k u themelua nga Ali Çeku në fund të viteve ’80, në Pejë.
Në vitet e para kompania merrej kryesisht me shitje të produkteve të ndryshme si veshje, teknikë të bardhë (prodhuesi Gorenje) dhe materiale ndërtimi.
Gjatë viteve ’90 kompania Aldex filloi shitjen dhe shpërndarjen e produkteve nga qeramika, porcelani, graniti, elemente sanitare kryesisht produkte të importuara nga Italia, Greqia dhe Spanja.
Gjatë periudhës 94 -95 kompania Aldex ka shpërndarë dy pika shitjeje, pika e shitjes së qeramikës dhe një tjetër për materiale ndërtimi, të dyja në qytetin e Pejës. Për një periudhë shumë të shkurtër Aldex merr me qeramikë rreth 60% të tregut të Kosovës. Viti 2002-2004 sjell ndryshime të mëdha sidomos në qytetin e Pejës me shoëroom ekskluziv me sipërfaqe prej 600 m2.
Kompania Aldex sot bashkëpunon me 2 pika shitjeje.
Në asortimentin tonë mund të gjeni pllaka qeramike për pllaka banjosh për dysheme, pllaka guri dekorativ për kuzhina, shkallë nga mermeri dhe graniti dhe pajisje sanitare. Në përgjithësi Aldex bashkëpunon me kompani botërore më tepër me kompani nga Italia dhe Spanja.
Në vitin 2016 Aldex ka hapur një fabrikë të përpunimit të gurit për mermer dhe granit.
Në vitin 2017 filloi ndërtimin e objektit të parë banesor në qytetin e Pejës, kurse më 2022 përfundoi të katërtin.


