Ariani Company
Shto një vlerësim NdiqniPërmbledhje
-
Sektorët Ndërtim / Imobilien / Patundshmëri
-
Punë të postuara 0
-
Parë 222
Përshkrimi i kompanisë
“Ariani Company”, si kompani private është themeluar në vitin 1996 në qytetin e Vushtrrisë, ku edhe ditëve të sotme vazhdon të jetë një ndër kompanitë e cila vepron me përkushtim të madh, vendosmëri, menaxhment profesional dhe investim të vazhdushëm.
“Ariani Company”, është ndërrmarje ndërtimore me traditë mbi 20 vjeçare. Kjo kompani përveç ndërtimit përfshin gjithashtu edhe dy fusha tjera shumë të rëndësishme e ato janë prodhimi i betonit si dhe prodhimi i dyerve dhe dritareve nga plastika dhe alumini.
Gjatë kësaj periudhe, “Ariani Company”, ka zhvilluar aktivitet projektuese dhe menaxhuese për punë të ndryshme ndërtimore. Në vazhdimësi të viteve kjo kompani, në shkurt të vitit 2013, filloj punën në ndërtimin e fabrikës për dyer dhe dritare të firmës gjermane “AluPlast” duke prodhuar me makinerit më të përsosura për cilësin dhe kualitetin më të lartë. Ariani Company nuk u ndal këtu por vazhdoi edhe më tutje, në korrik të vitit 2014 hapi edhe fabrikën për prodhimin e betonit, me makineritë më të përkryera, me një investim rreth 1.000.000 euro duke u siguruar kështu klientëve të vet sigurinë, cilësinë dhe kualitetin më të lartë në prodhimin e betonit.


