Arkos LLC
Shto një vlerësim NdiqniPërmbledhje
-
Sektorët Industri
-
Punë të postuara 0
-
Parë 273
Përshkrimi i kompanisë
E themeluar më 2012, ARKOS LLC është një kompani kosovare, e lindur nga ideja e z. Salvatore Tafuro, kryesues i kompanisë italiane, R.I. SpA Modular Buildings. ARKOS LLC përfiton nga vitet e përvojës së R.I. SpA Modular Buildings në rajonin e Ballkanit, e në veçanti, në zonën Kosovë – Shqipëri. Kompania është e specializuar në montimin e ndërtesave në sektorin civil dhe industrial, në ngritjen e ndërtesave nga çeliku dhe në parafabrikimet e lehta. Fusha inovative dhe e zhvillimit të sistemit të ndërtimeve të industrializuara është edhe punë themelore e kompanisë. Ajo ofron zgjidhje të sigurta për ndërtimin e fshatrave për banim dhe për qëllime ushtarake. E kjo përfshinë: planifikimin, prodhimin, shitjen dhe huazimin e ndërtesave të parafabrikuara. Sot, nëpërmjet partneritetit të konsoliduar me njërën prej kompanive më të rëndësishme në botën e planifikimit, prodhimit, shitjes dhe huazimit të ndërtesave modulare dhe të parafabrikuara, ARKOS Ltd është e përkushtuar ndaj projekteve ndërkombëtare. Struktura e ARKOS Ltd e bënë të mundur përmbushjen e kërkesave më të mëdha të klientëve të saj, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Ajo posedon certifikatat ISO 9001/2008 dhe ISO 14000, e po ashtu edhe Standardin e Akreditimit, (SOA) në kategoritë OG1-OG9-OG11-OS18. Këto akreditime ia mundësojnë kompanisë ekzekutimin e kontratave publike, për kompanitë dhe organizatat kryesore ndërkombëtare ushtarake e civile, duke u bërë furnizuesi i tyre besnik.


