BITEX
Shto një vlerësim NdiqniPërmbledhje
-
Sektorët Shërbime
-
Punë të postuara 0
-
Parë 131
Përshkrimi i kompanisë
BITEX GmbH me seli në Obernburg/Main (Gjermani është shtylla kryesore e Kompanisë BITEX që merret me prodhimin e ngjyrave disperzive, llaçeve disperzive dhe minerale si dhe sistemeve të izolimit me fabrikat e veta në Rusi, Kinë dhe Kosovë.
Në vitin 2008 Kompania BITEX në vendet e lartëpërmendura numëron 150 të punësuar. Udhëheqja e Kompanisë me përvojë 40 vjeçare në tregun e ngjyrave dhe llaçeve ka njohuri të thella profesionale si në aspektin teknik ashtu edhe në atë afarist.
Çdo filialë e Kompanisë me shërbime dhe menaxhment profesional është partner i sigurt i ndërmarrjeve tregtare dhe atyre ndërtimore. Një ekip i teknologëve gjerman me përvojë mbi 40 vjeçare, me përkushtim të madh zhvillon dhe hulumton produktet dhe i përshtat ato
specifikave të vendeve të ndryshme.
BITEX posedon edhe dyqanin e shitjes me pakicë. Aty mund të bëni kombinimet dhe miksimet e ndryshme, si dhe të gjeni shembuj të produkteve tona se si duken në praktikë.


