Buçaj
Shto një vlerësim NdiqniPërmbledhje
-
Sektorët Shërbime
-
Punë të postuara 0
-
Parë 239
Përshkrimi i kompanisë
Buçaj Corporation është kompania udhëheqëse kosovare në shpërndarje, falë inovacionit, pasionit dhe integritetit.
Buçaj Corporation është lidere në shitjen dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore, higjienike, pijeve dhe produkteve të duhanit në Kosovë. Duke ndjekur struktura organizative të mirëpërcaktuara dhe përkushtim të vazhdueshëm për efikasitet në punë, teknologji të avancuar, qasje të sinqertë ndaj klientëve dhe duke vlerësuar kontributin e 294 punonjësve të kualifikuar brenda korporatës, janë arritur suksese të qëndrueshme dhe të larta.
Si lider në fushën e shpërndarjes, Buçaj Corporation bashkëpunon drejtpërdrejt me 3562 klientë në ofrimin e mbi 1000 produkteve të ndryshme. Buçaj zbaton politika menaxheriale të certifikuara sipas standardeve ISO dhe të mbështetura nga teknologjia moderne, nën menaxhimin e stafit që trajnohet vazhdimisht. Prandaj, parimet themelore të menaxhimit të biznesit janë: integriteti i ekipit, cilësia dhe efikasiteti në ofrimin e shërbimeve më të mira për klientët tanë.
Për dy vite radhazi, në vitet 2009 dhe 2010, Buçaj Corporation është renditur si taksapaguesi më i lartë i vitit dhe si korporata më e mirë në tregtinë me mallra. Për të mbështetur shitjet dhe përpunimin e saktë të të dhënave, Buçaj Corporation ka instaluar sistemin ERP Navision, një produkt i Microsoft, i cili mundëson raporte të ndryshme automatike në baza ditore për korporatën dhe për prodhuesit.


