Përmbledhje

  • Sektorët Industri
  • Punë të postuara 0
  • Parë 3
jobcenter

Përshkrimi i kompanisë

Kompania Ferplast është themeluar më 1996, nga 7 aksionarë dhe shtrihet në një sipërfaqe 200.000 metra/katrorë ku në vete posedon mbi 20 linja prodhuese. Që nga viti 1996 e deri më sot kompania Ferplast ka arritur të jetë prezent në tërë territorin e Kosovës dhe të jetë eksportues në shumë vende Ballkanike dhe Europiane. Rriedhimisht si rezultat i kësaj në vitin 2019-2020, Kompania Ferplast, shpallet në mesin e 5 kompanive më të mira eksportuese, ndërsa nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në mesin e 20 kompanive më të mira në Kosovë.

Baza e prodhimit të kompanisë Ferplast është:

1.Tubat të kanalizimit- sistemi i korriguar dhe Krah Pipe nga ø110-ø2000.

2.Tubat të ujësjellësit HDPE 100 dhe HDPE 100 RC,nga ø20-ø630 me presione të ndryshme.

3.Tubat drenazhimi ø110-ø500.

4.Tuba për kabllo elektrike ø16-ø160.

5.Tuba për kabllo optike

6.Tuba për kanalizim shtëpiak PP-H ø50-ø160.

7.Puseta Plastike ID800, ID1000, ID1200.

8.Rezervar të ujit të pijshëm 500I-5000I.

9.Panell WPC.

Për nga kualiteti kompania Ferplast ka arritur standartet më të larta Europiane ku si garancion i kësaj është: Laboratori i mbrenshëm i FERPLAST-it,i çertifikuar me Standardin EN 17025.Çertifikimi me ISO 9001-2008,ISO 14001-2004 dhe ISO 45001-2018. Çertifikimi nga “RESEARCH INSTITUTE BUILDING MATERIALS”-Bullgari. Ferplast punon me një teknologji të sofistikuar gjermane dhe italiane-andaj në rast se do të na vizitoni do të bindeni vetë për asortimentet dhe kualitetin e prodhimeve tona.

SMART LLC