Përmbledhje

  • Sektorët Tregti
  • Punë të postuara 0
  • Parë 15
jobcenter

Përshkrimi i kompanisë

GNTC Group është një biznes familjar që nga viti 1975 me veprimtarinë kryesore të shitjes me pakicë. Me zyrën qëndrore në Prishtinë, kompania në vazhdimësi ka analizuar tregun nëpërmjet fazave të saj të zhvillimit që të determinoi në cilin drejtim të qëndrojë konkurruese në treg.

Kompania është pioniere e dyqaneve me koncept të hapur në treg dhe vazhdon të operojë si i vetmi Departament Store apo dyqan i hapur në vend. Me një portofol të larmishëm të brendeve me ekskluzivitetit ndërkombëtar, GNTC Group synon të shfaqët si një brend i mirënjohur evropian për çdo kategori për të përmbushur nevojat e klientëve. Vitet e fundit, kompania ka zgjeruar gamën e produkteve dhe ka krijuar etiketat dhe brendet e veta, duke u ofruar klientëve një larmi edhe më të madhe produktesh dhe zgjedhjesh.

Gorenje Departament Store-s variojnë në përmasa nga 2000m² deri në 9000m², duke ofruar një gamë të gjerë produktesh për t’iu përgjigjur nevojave dhe preferencave të ndryshme. Këtu është një përmbledhje e shkurtër e llojeve të mallrave në dispozicion:

Pajisjet shtëpiake: Pajisje me cilësi të lartë si frigoriferë, lavatriçe, furra dhe pjatalarëse nga brendi Gorenje dhe Hisense.

Orenditë shtëpiake: Mobilje, mbulesë shtrati, enë gatimi dhe produkte dekorimi të shtëpisë.

Moda dhe aksesorët: Veshje në modë, këpucë, çanta dore për meshkuj, femra dhe fëmijë.

Elektronikë: Veglat elektronike më të fundit, smart telefonat, tabletët, laptopët dhe sistemet e argëtimit në shtëpi.

Lodra dhe artikuj për fëmijë: lodra edukative, lojëra dhe veshje për fëmijë.

Sporti dhe Fitnesi: Veshje atletike, pajisje sportive dhe pajisje fitnesi.

SMART LLC