
GreenHouse
Shto një vlerësim NdiqniPërmbledhje
-
Sektorët Industri
-
Punë të postuara 0
-
Parë 16
Përshkrimi i kompanisë
Ne jemi kompani e përpunimit të drurit që ofrojmë koncept të ri dhe inovativ në prodhimin e shtëpive të parafabrikuara prej druri miqësore me mjedisin dhe me cilësi të lartë për tregun vendas dhe ndërkombëtar.
Dizajni i shtëpive është i personalizueshëm kështu që ofron modele të shumta dhe të adaptueshme shtëpish me dizajne të bukura, që mund të jenë shtëpi moderne ose klasike. Kompania ofron një garanci 10-vjeçare për cilësinë e produkteve të saj dhe në përputhje me praktikat më të mira të ndërtimit.
Kompania i kryen aktivitetet e saj prodhuese në fabrikën e vendosur në fshatin Radac përgjatë rrugës kryesore nga Peja për në Mal të Zi. Fabrika kryesore është ndërtuar në vitin 2015 ndërsa një aneks është shtuar në vitin 2019. Fabrika posedon rreth 2800 m² të organizuara kryesisht për proceset e prodhimit ku ndodhen makineritë dhe pajisjet e përpunimit të drurit.