Hotel Garden
Shto një vlerësim NdiqniPërmbledhje
-
Sektorët Hotele / Restorante
-
Punë të postuara 0
-
Parë 210
Përshkrimi i kompanisë
Hotel Garden është një nga hotelet më prestigjioze në Prishtinë, i vendosur në një vend strategjikisht të përshtatshëm, duke siguruar lidhje të përshtatshme dhe të shpejta me aeroportin, stacionin e autobusëve dhe të gjitha vendet më të frekuentuara në qytet.
Hotel Garden është 3 km larg nga qendra e Prishtinës. Një hotel me shumë shije dhe stil, me një lartësi prej katër katesh dhe me gjithsej 38 dhoma të zbukuruara me pasion dhe elegancë.
Salla e fitnessit, sauna, banjo turke dhe spa janë të përfshira, falas për mysafirët, krahas pishinës së brendshme dhe asaj gjysmë‑olimpike në oborr .
Garden Open Kitchen, një restorant me kuzhinë të hapur, ofron gatime mesdhetare moderne, duke u përpjekur që të japë një eksperiencë kulinare të përbashkët dhe relaksuese, në ambiente gjelbëruese.
Hotel Garden në Prishtinë ofron edhe organizime për ngjarje të ndryshme, duke përfshirë:
Dasma & Fejesa, Ahengje familjare & gëzime, Festa ditëlindjesh, përvjetorë, darka festive dhe organizime të rastit, Konferenca & Takime Biznesi.


