Përmbledhje

  • Sektorët Ushqime / Pije
  • Punë të postuara 0
  • Parë 125
jobcenter

Përshkrimi i kompanisë

Brendi ‘Kralini Group’ është një kompani moderne me seli në Prishtinë, që punon në mënyrë tradicionale, e përkushtuar për të sjellë vizionin e produkteve me cilësi të lartë për çdo konsumator në treg.

Në vitin 2000, u zhvillua kompania “Fatosi-Group” dhe me këtë u hodhën themelet e një historie të suksesshme.

Me mbi 20 vite përvojë në sektorin e frutave të thata dhe arrorëve, kompania u rrit dhe sot përfaqësohet me degët e saj në Prishtinë, Kosovë.

Për produktet tona cilësore, përdorim kombinimin e përsosur mes recetave tradicionale të përpunimit të arrorëve dhe frutave të thata, me teknologjinë më të fundit dhe standardet më të larta të cilësisë, siç është menaxhimi i plotë i cilësisë sipas sistemit IFS.

Duke përdorur lëndën e parë më të mirë dhe përmes bashkëpunimit të ngushtë me klientët tanë, brendi ‘Kralini’ ka zgjeruar gamën e produkteve si në përzgjedhje ashtu edhe në cilësi.

Në fund, të gjitha këto pika ishin vendimtare që brendi ‘Kralini’ të përfaqësohet në tregun evropian dhe në më shumë se 5 shtete, në bashkëpunim të ngushtë me shumë shitës lider në mbarë botën.

SMART LLC