M-Technologie
Shto një vlerësim NdiqniPërmbledhje
-
Sektorët Industri
-
Punë të postuara 0
-
Parë 104
Përshkrimi i kompanisë
“M-Technologie”, një fabrikë moderne me më shumë se 16 vite përvojë në projektimin, prodhimin dhe montimin e fasadave të xhamit, PVC-së dhe Aluminit.
Me një staf prej mbi 250 profesionistësh të përkushtuar dhe në një hapësirë prej 20,000 m² në Lebanë, afër Prishtinës, jemi të përkushtuar të ofrojmë cilësi të lartë dhe zgjidhje për çdo kërkesë tuajën.
Në një truall prej 30 hektarësh, fabrika jonë e pajisur me teknologjitë më të fundit, ka kapacitet të lartë prodhues për të krijuar produkte që përmbushin standardet më të larta. Sektori ynë i projektimit, prodhimit dhe montimit, i mbështetur nga një administratë efikase, garanton që çdo produkt të jetë një vepër arti që tejkalon pritshmëritë tuaja.
Ne ofrojmë produkte që janë jo vetëm të qëndrueshme dhe funksionale, por edhe estetike në përputhje me trendet më të fundit në arkitekturë dhe dizajn.


