Merkur
Shto një vlerësim NdiqniPërmbledhje
-
Sektorët Industri
-
Punë të postuara 0
-
Parë 95
Përshkrimi i kompanisë
Merkur, me një traditë prej më shumë se 35 vitesh, identifikohet si një prodhues i elementeve ngrohëse që ofron kualitet, siguri dhe korrektësi.
Një punishte e vogël në qytetin e Preshevës me pajisje alternative dhe me një kapacitet të vogël prodhimi kanë qenë hapat e parë të kompanisë Merkur. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, duke u bazuar në një vizion të qartë për krijimin e një produkti bashkëkohor me profesionalizëm dhe me standarde europiane, kompania u zhvendos në Prishtinë në një fabrikë moderne dhe me pajisje të kualitetit më të lartë europian.
Merkur posedon një teknologji të re, me makina prodhuese me origjinë nga Suedia dhe Gjermania, më saktësisht nga kompania Kanthal dhe FK industrieofenbau.
Për më tepër, materiali bazë sigurohet nga kompanitë më serioze europiane përmes distributorëve të autorizuar për regjionin e Ballkanit.


