MFB International Kosova
Shto një vlerësim NdiqniPërmbledhje
-
Sektorët Industri
-
Punë të postuara 0
-
Parë 96
Përshkrimi i kompanisë
Ne, si MFB International Kosovo, me një përvojë mbi 100 vjeçare, udhëheqim industrinë e bluarjes me shërbimet që ofrojmë në industrinë e miellit në tre kontinente të ndryshme. Aktivitetet tona në industrinë e miellit vazhdojnë që katër gjenerata, dhe kompania jonë, e mbështetur në traditat dhe vlerat familjare, vazhdon përkushtimin ndaj cilësisë, me një qasje inovative, në rrugën për t’u bërë një markë e besueshme.
Ne, si MFB International Kosova, synojmë të ofrojmë shërbimin më të lartë për klientët tanë me një qasje të fokusuar në teknologji dhe inovacion. Fabrika jonë është e pajisur me objekte dhe pajisje moderne prodhuese dhe me stafin e saj prej ekspertëve siguron prodhimin e produkteve të cilësisë së lartë.
Ne punojmë në mënyrë inovative dhe gjithherë duke marrë parasysh kërkesat e klientëve tonë për të përmbushur nevojat dhe kënaqësinë e tyre në nivelin më të lartë me produktet tona. Çdo produkt i yni është ekzaminuar dhe projektuar me përpikëri për të përmbushur standardet e cilësisë.
Ne, si MFB International Kosova, kujdesemi për bashkëpunim afatgjatë dhe besim të ndërsjellët me klientët tanë. Ne me padurim presim t’ju ofrojmë produkte të cilësisë më të lartë dhe të punojmë me ju për sukseset e bizneseve tuaja.
Objekti ynë, me një sipërfaqe prej 44,000 m2 në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, ka kapacitet vjetor të përpunimit të grurit prej 150,000 TON, ku i gjithë procesi i prodhimit është plotësisht automatik dhe me sistem të mbyllur, dhe produktet tona paketohen me makina automatike pa u prekur me dorë dhe u prezantohen klientëve tanë.


