Përmbledhje

  • Sektorët Industri
  • Punë të postuara 0
  • Parë 183
jobcenter

Përshkrimi i kompanisë

Egi Group është themeluar në vitin 2017 me pronar Z.Egzon Kelmendi. Pi&Ki është brend i Egi Group i cili fillimisht ka startuar me prodhime higjienike për t’u zgjeruar mëtutje me prodhimet e tjera. Fabrikat e brendit Pi&Ki janë të pajisura me çertifikata ISO si dhe punojnë me standardet më të larta dhe me teknologjinë më të avancuar të kohës. Së fundmi në vitin 2020 produktet Pi&Ki janë produktet e para në Kosovë të cilat janë pajisur me çertifikatë Kosher.

Për momentin Pi&Ki operon në një siperfaqe prej 20 000m2, me mbi 100 punëtorë, 11 linja të ndryshme prodhimi me rreth 160 produkte.

Duke parë nevojën për prodhimin e produkteve vendore, Pi&Ki sot operon me këto Fabrika me 11 linja të prodhimit: Fabrika e Kikirikut, Fabrika e Pastave, Fabrika e Smokit, Fabrika e Çokokremit, Fabrika për Prodhimin e Produkteve të Plastikës, Fabrika për Prodhimet Higjenike, Fabrika për Paketimin e Fasules, Orizit dhe Specit të kuq.

SMART LLC