Përmbledhje

  • Sektorët Industri
  • Punë të postuara 0
  • Parë 284
jobcenter

Përshkrimi i kompanisë

Pomoplast filloi si një puntori e vogël si shumë sosh, dhe reputacioni i saj ishte i vogël krahasuar me atë që gëzon sot fal punës dhe përkushtimit të pa shoq që e përcollën nëpër vite. Tani kjo fabrikë është një gjigant i vërtetë, me prestigj, dhe mbi të gjitha e besueshme. Shkas i arritjeve të mëdha është përvoja 30 vjecare, ku gjatë këtyre viteve fabrika ka pësuar ndryshime të mëdha në teknologji, profesionalizëm, e madje edhe në stilin e prodhimit.

Promoplast është fabrika që gjithmonë mban lidhje reciproke me klientët, u përmbahet dëshirave dhe kërkesave të tyre, gjë të cilën do ta vazhdoj ta bëj dhe në të ardhmën. Së shpejti prodhimet tona do të mund t’i gjeni edhe në tregun e jashtëm, sepse bashkëpunimi tashmë ka filluar me vendet fqinje dhe më gjërë. Ne gjithmonë ndjekim trendet ndërkombëtare, duke mos humbur traditën tonë.

Prodhimet nga Druri-përfshinë dhoma të fjetjes, të gjitha llojet e kanapeve, këndganitura, krevat të ndryshëm, kuzhina, dhoma për fëmijë, regall, tavolina të ndyshme, inventar për zyra dhe hotele. Prodhime të dëshmuara për cilwsi, efikasitet, disenj modern dhe funksional. Prodhimet nga Plastika- ne prodhojmë edhe dyer dhe dritare nga plastika të firmës se njohur Gjermane Kommerling, me trashwsi 8cm. Punët në fabrikën tonë kryhen me ndihmën e mjeteve më moderne të teknologjisë sw fundit dhe një stafi të kualifikuar për punë perkatëse.

SMART LLC