RIZAM Holding
Shto një vlerësim NdiqniPërmbledhje
-
Sektorët Industri
-
Punë të postuara 0
-
Parë 179
Përshkrimi i kompanisë
Ndërmarrja RIZAM Holding është kompani prodhuese familjare e cila me veprimtarinë e saj ka filluar që nga viti 1989.
Në vitin 1989 ndërtohet dhe në qershor të po këtij viti fillon me punë Mulliri për bluarjen e grurit në Mamushë nën firmën RIZAM- Mulliri i Ri.
Në vitin 1997 në Mamushë ndërtohet fabrika për prodhimin e thasëve nga polipropileni me titull POLITEKS. Ishte e para dhe gati e vetmja që e furnizonte me thasë tërë tregun e ish-Jugosllavisë.
Në vitin 2000 në Krushë të Vogël ndërtohet Separacioni i parë privat i cili separonte dhe përpunonte zhavor lumi nga Drini i Bardhë. Gjatë viteve 2006-2008 në Krushë të Vogël ndërtohet fabrika e parë private në Kosovë për prodhimin e materialit ndërtimor prej argjile IZOBLLOK.
Kjo fabrikë posedon gjithsej nëntë lloje të produkteve nga argjila (IZOBLLOK 31, G-5Bloku, Gj.G5, Blloku për mure ndarëse 12, Oxhak 0160, Oxhak 0180, Oxhak 0200, tavanore/Monta-14 Kanalore).
Është e vetmja fabrikë me prodhim në vend. Gjithashtu kjo fabrikë është e certifikuar nga TUV AUSTRIA HELLAS dhe ISO STANDARTS 9001.
RIZAM Holding në vitin 2015 në Mamushë ndërton Fermën e viçave me një investime të teknologjisë së fundit. Kjo fermë rrit viçat në një ambient ideal me kapacitet 600 krerë.


