Përmbledhje

  • Sektorët Tregti
  • Punë të postuara 0
  • Parë 141
jobcenter

Përshkrimi i kompanisë

Si pasojë e ndryshimeve politike dhe ndryshimeve në sistemin ekonomik, kompania në vitin 1989 zgjeroi biznesin e saj dhe fitoi statusin ndërmarrje private me parametra të gjerë operimi.

Gjatë luftës në Kosovë kompania humbi asetet e prekshme dhe të paprekshme dhe u desh të fillonte përsëri nga e para.

Më 2005 Kompania Migros vazhdoi të rritej çdo ditë e më shumë. Ajo filloi të bashkëpunonte me kompani të njohura si Nestle dhe Colgate & Palmolive. Kjo ishte një pikë kthese dhe ndihmoi kompaninë të zgjeronte njohuritë e saj të biznesit.

E në vitin 2006, rrjeti i shitjes me pakicë ndryshoi emrin e tij nga marketi GoGO dhe Viva për t’u quajtur Super Viva. Kështu, u vendos të zhvillohet zingjiri i supermarketeve me standarde më të larta në Kosovë.

Super Viva më 2018 filloi bashkëpunimin me COOP Italia, me qëllim sjelljen e produkteve të cilësisë evropiane, 100% italiane, të sigurta dhe të shëndetshme vetëm për konsumatorët e saj.

Ndërsa në vitin 2022 Super Viva ka nisur hapjen e pikave franchise në Kosovë, duke sjellë pranë klientëve të njëjtën përvojë cilësore me produkte të freskëta dhe çmime konkurruese. Ky zgjerim forcon praninë rajonale të markës dhe ofron vlerë për komunitetet lokale.

Super Viva gjendet në Prishtinë, Fushë Kosovë, Ferizaj, Prizren, Suharekë, Gjakovë, Rahovec, Xërxe më gjithsej 22 pika.

SMART LLC