Përmbledhje

  • Sektorët Tregti
  • Punë të postuara 0
  • Parë 230
jobcenter

Përshkrimi i kompanisë

“The Village” është një kompleks tregtar shumëfunksional i vendosur në qytetin e Ferizajt.

Kompleksi shtrihet në një sipërfaqe prej 82,000 m², me një hapësirë totale të dhënash me qira (GLA) prej 45,000 m².

Përveç sipërfaqeve të një hoteli me 3 yje, ka edhe një zonë të gjerë shërbimesh, të integruara në strukturë. Objekti përfaqëson një kombinim ndërmjet një retail park-u (park tregtar) – me hapësira të mëdha dhe të mesme të dedikuara për dyqane të specializuara dhe jo-specializuara si: Viva Fresh Store me sipërfaqe prej 12,000 m², Dyqani Interex (nga Grupi Intermarchè) me 3,600 m², Dyqane të mëdha të specializuara si: Jumbo, JYSK, Neptun

Gjithashtu, brenda kompleksit ndodhet një fshat tregtar – një ndërtim që reflekton stilin arkitekturor dhe dizajnin e outlet-eve italiane, me 22 njësi tregtare që përfshijnë sipërfaqe të mesme dhe dyqane afër konsumatorëve. Këtu janë të pranishme brende: Kombëtare: LTB, Sport Vision, Graffiti, IAS GROUP, Max Optika, Optika Moda, Forma Bijoux, Bonati, Garda Shoes, Emo, Gentli, A&M, Missini etj dhe  Ndërkombëtare: Intersport, Punto Lavazza (pika e parë dhe origjinale në Ballkan), Piazza Italia, Chipolino, Milord, Tudor, BluKids.

Po ashtu është në plan hapja e një outlet-i multibrand ndërkombëtar, me brende si:

Lacoste, Armani, Versace, Tommy Hilfiger, Guess, Hugo Boss, Valentino, Brioni, Polo Ralph Lauren etj., në një dyqan prej rreth 800 m² me konceptin e ri “Shop in Shop” – ku secili brend do të ketë hapësirën e vet të personalizuar me mobilim, koncept dhe artikuj të koleksioneve të fundit, me zbritje nga 30% deri në 50% gjatë gjithë vitit.

Kompleksi ka kapacitet parkimi për mbi 1,000 vetura.

SMART LLC