VIPA
Shto një vlerësim NdiqniPërmbledhje
-
Sektorët Industri
-
Punë të postuara 0
-
Parë 269
Përshkrimi i kompanisë
Pestova shpk është kompani vertikalisht e integruar, e cila fillon nga prodhimi i farës së patates, kultivimit të patates për konsum dhe përpunim, si shitje dhe distribuimin e patates dhe produkteve të saj.
Si kompani private është themeluar në vitin 1991 dhe e riregjistruar në vitin 1999. Që nga Janari i vitit 2008, Banka Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim (BERZH) është bashkë aksionare në Pestovë.
Aktivitetet biznesore të kompanisë janë: Importi, prodhimi dhe shitja e farës së patatës, Shitja e mekanizmit & imputeve bujqësore, Prodhimi dhe shitja e patates së freskët, Përpunimi i patatës në Chips dhe produkte tjera Flips, Snacks, Stix.
Patatja prodhohet në pronësi të kompanisë dhe në bashkëpunim me fermerët e regjionit të Kosovës dhe Shqipërisë. Përpunimi i patates bëhet me paisjet më bashkëhore dhe në mbikqyrje të ekspertëve të trajnuar në shtetet e Bashkimit Evropian me përvojë shumëvjeqare.
Përzgjedhja e fermerëve/koperant bëhet për çdo vit duke u bazuar në kriteret e përcaktuara sipas standardit GLOBAL GAP.
Vetëm patatet e përzgjedhura dhe të certifikuara me standardin GLOBAL GAP dërgohen në përpunim ose paketim për konsum të freskët.


