WINTECH
Shto një vlerësim NdiqniPërmbledhje
-
Sektorët Industri
-
Punë të postuara 0
-
Parë 222
Përshkrimi i kompanisë
WINTECH është themeluar në Mars të vitit 2017, si rezultat i kërkesës për furnizim me dyer e dritare në kompaninë ndërtimore në pronësi të VLLEZERIT ASLLANI, që fillimisht është emërtuar si VA-AL-PLAST.
Kompania filloi punën e saj me një numër simbolik prej 4 punëtorve, për prodhimin dhe furnizimin me dyer e dritare vetëm për nevoja të kompanisë, mirëpo me zhvillim të kompanisë është rritur kërkesa për furnizim në tregun vendor dhe ndërkombëtar.
Si rezultat i kësaj kërkese të tregut, lind ideja që të kemi një emër më konkurues në treg, ku në fillim të vitit 2020 ndërrohet emri i kompanisë nga VA-AL-PLAST në WINTECH
Wintechsot numëron 6 sektore të prodhimit: Sektori i PVC-së, Sektori i aluminit, Sektori i roletave, Sektori i xhamit, Sektori i konstrukcioneve te çelikut, Sektori i LivingSlide.
Pas një periudhe 6 vjeçare, WINTECH numëron: Zyrën teknike me 8 inxhinierë-arkitektë të lëmisë, Zyrën e prokurimit me 4 profesionistë të lëmisë, Menaxher të punishteve – 3 arkitektë, 140 punëtor në prodhim dhe montim.
Në Tetor 2020 filloi punën fabrika për përpunimin e të gjitha llojeve të xhamit që është emërtuar si WINTECHWintech Logo GLASS.


