
Arkitekt / Arkitekte
Projekte @TeknoLogic Postuar 18 orë më parë Lista e ngushtë Punë me emailDetajet e punës
-
ID e punës 11066
-
Career Level Manager
-
Experience 2 Years
-
Industry Development
-
Qualifications Diplomë
Përshkrimi i punës
Përgjegjësitë kryesore:
-
Hartimi dhe zhvillimi i projekteve arkitektonike nga koncepti deri në realizim.
-
Përgatitja e vizatimeve teknike, planeve të ndërtimit dhe dokumentacionit të nevojshëm.
-
Bashkëpunimi me inxhinierë, dizajnerë dhe klientë për të siguruar përputhjen e projekteve me kërkesat teknike dhe estetike.
-
Përdorimi i programeve profesionale të dizajnit si AutoCAD, Revit, SketchUp, Archicad, apo të ngjashme.
-
Mbikëqyrja e punimeve gjatë fazës së ndërtimit dhe sigurimi që projekti të realizohet sipas standardeve dhe specifikimeve.
-
Përgatitja e paraqitjeve vizuale (rendera, prezantime) për klientë dhe institucione.
-
Sigurimi i përputhshmërisë së projekteve me ligjet dhe rregulloret urbanistike.
Kualifikimet:
-
Diplomë universitare në Arkitekturë.
-
Përvojë pune në fushën e projektimit dhe/ose mbikëqyrjes së punimeve ndërtimore.
-
Njohuri shumë të mira të programeve të dizajnit dhe vizatimit teknik.
-
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip multidisiplinar.
-
Kreativitet, kujdes ndaj detajeve dhe sens estetik të zhvilluar.
-
Njohja e gjuhës angleze është e dëshirueshme.
Ne ofrojmë:
-
Punë të qëndrueshme në një ambient profesional dhe bashkëpunues.
-
Mundësi për zhvillim profesional dhe pjesëmarrje në projekte arkitektonike sfiduese.
-
Pagesë konkurruese në përputhje me përvojën dhe aftësitë.
-
Mundësi për avancim në karrierë dhe trajnime të vazhdueshme.
Aftësitë e kërkuara
Punë të tjera që mund t'ju pëlqejnë
-
Arkitekt për Dizajn të Brendshëm
- @ JOBCENTER direct
- Ferizaj, Kosovë