Asistent komunikimi

Freelance @JOBCENTER direct
  • Durres, Shqipëria Shiko në Hartë
  • Data e postimit : 4 Korrik, 2025
  • Aplikoni para : 5 Dhjetor, 2025
  • 0 Aplikacioni(et)
  • Pamje 3
Punë me email

Detajet e punës

  • ID e punës 2634
  • Career Level  Executive
  • Experience  4 Years
  • Industry  Development
  • Qualifications  Diplomë
jobcenter

Përshkrimi i punës

Jemi në kërkim të një Asistenti/e Komunikimi energjik dhe të organizuar për të mbështetur ekipin tonë në aktivitete të ndryshme komunikimi dhe marketingu. Në këtë rol, do të jesh pjesë e planifikimit dhe zbatimit të projekteve të komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm, si dhe në menaxhimin e përmbajtjeve për kanalet tona të komunikimit.

Detyrat kryesore:

  • Mbështetje në komunikimin e brendshëm dhe të jashtëm të kompanisë

  • Përgatitja dhe redaktimi i materialeve komunikative, përfshirë newsletter, postime në rrjetet sociale, fletushka dhe prezantime

  • Ndihmë në organizimin dhe koordinimin e eventeve dhe fushatave të marketingut

  • Përditësimi dhe mirëmbajtja e përmbajtjes në faqen e internetit dhe kanalet e rrjeteve sociale

  • Bashkëpunim me departamente të ndryshme dhe agjenci të jashtme për realizimin e projekteve

  • Mbledhja dhe përpunimi i informacionit për raportet dhe analizat e aktiviteteve të komunikimit

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë në Komunikim, Marketing, Marrëdhënie Publike ose fushë të ngjashme

  • Eksperiencë paraprake në role të ngjashme është përparësi

  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe gojë

  • Njohuri të mira në përdorimin e MS Office dhe njohuri bazë të platformave si Canva ose Adobe janë avantazh

  • Të jesh i/e organizuar, proaktiv/e dhe me aftësi të mira për të punuar në ekip

  • Njohje e mirë e gjuhës shqipe dhe angleze, folur dhe shkruar

Ne ofrojmë:

  • Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime të vazhdueshme

  • Ambient pune kreativ dhe bashkëpunues

  • Projekte të ndryshme dhe sfiduese

  • Orar fleksibël dhe mundësi për punë nga distanca (sipas politikave të kompanisë)

  • Paketë konkurruese pagash dhe benefitesh

Side Promo

Aftësitë e kërkuara

Punë të tjera që mund t'ju pëlqejnë