
Avokat/e i/e së Drejtës së Pronësisë
Punë-Orari 50% @WorkWise Consulting Postuar 18 orë më parë Lista e ngushtë Punë me emailDetajet e punës
-
ID e punës 7157
-
Career Level Manager
-
Experience 2 Years
-
Industry Development
-
Qualifications Diplomë
Përshkrimi i punës
Detyrat dhe përgjegjësitë:
-
Përfaqësimi i klientëve në çështje gjyqësore dhe administrative që lidhen me pronën
-
Hartimi dhe shqyrtimi i kontratave të shitblerjes, qirasë, dhurimit, apo bashkëpronësisë
-
Këshillimi ligjor për legalizim të objekteve dhe regjistrim në kadastër
-
Asistimi në procedura të ndërlidhura me trashëgimi, pronësi të paluajtshme dhe dokumentacion pronësor
-
Bashkëpunimi me noterë, përmbarues, kadastër, gjykata dhe institucione shtetërore
-
Përgatitja e dokumenteve procedurale dhe ndjekja e afateve ligjore
-
Ndjekja e zhvillimeve ligjore dhe përditësimi i praktikës me ligjet në fuqi
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
-
Diplomë universitare në drejtësi dhe licencë avokati e vlefshme
-
Përvojë e dëshmuar në çështje të së drejtës së pronësisë (min. 2 vite – përparësi)
-
Njohuri të thella të legjislacionit pronësor dhe praktikës gjyqësore në fuqi
-
Aftësi të mira analitike dhe komunikimi me klientë dhe palë të treta
-
Shkathtësi në hartimin e dokumenteve juridike dhe përdorimin e gjuhës ligjore
-
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip
-
Njohuri në përdorimin e bazave ligjore elektronike dhe programeve për dokumentim
Ne ofrojmë:
-
Pagesë konkurruese dhe bonus sipas performancës
-
Ambient profesional dhe projekte me karakter të lartë ligjor
-
Mundësi për zhvillim profesional dhe përfshirje në raste të rëndësishme
-
Fleksibilitet dhe përkrahje nga ekip ligjor me përvojë
-
Bashkëpunim me institucione vendore dhe ndërkombëtare
Aftësitë e kërkuara
Punë të tjera që mund t'ju pëlqejnë
-
Avokat/e për të Drejtën Familjare
- @ CareerPath KS
- Gjilan, Kosovë