Avokat/e për Çështje Pune

Punë-Orari 100% @JOBCENTER direct
  • Prishtinë, Kosovë Shiko në Hartë
  • Data e postimit : 4 Shtator, 2025
  • Aplikoni para : 2 Dhjetor, 2025
  • 0 Aplikacioni(et)
  • Pamje 1
Punë me email

Detajet e punës

  • ID e punës 7984
  • Career Level  Manager
  • Experience  2 Years
  • Industry  Development
  • Qualifications  Diplomë
jobcenter

Përshkrimi i punës

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ofrimi i këshillave ligjore për çështje që lidhen me marrëdhëniet e punës;

  • Hartimi dhe rishikimi i kontratave të punës dhe dokumenteve të tjera ligjore;

  • Përfaqësimi i klientëve apo institucionit në konfliktet e punës para organeve administrative dhe gjykatave;

  • Zbatimi i legjislacionit të punës dhe ndjekja e ndryshimeve ligjore;

  • Trajnimi i stafit për çështje që lidhen me të drejtën e punës dhe procedurat disiplinore;

  • Mbajtja e dokumentacionit ligjor dhe përgatitja e raporteve për menaxhmentin.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në drejtësi dhe e drejtë praktike për të ushtruar profesionin e avokatit;

  • Të paktën 2 vite përvojë pune në fushën e të drejtës së punës;

  • Njohuri të shkëlqyera të legjislacionit të punës;

  • Aftësi shumë të mira analitike, komunikuese dhe negocimi;

  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup;

  • Njohuri të mira të gjuhës angleze (e preferuar);

  • Njohuri në përdorimin e paketës Microsoft Office.

Çfarë ofrojmë:

  • Pagë konkurruese;

  • Ambient profesional dhe bashkëpunues;

  • Mundësi për zhvillim profesional dhe pjesëmarrje në trajnime;

  • Përfshirje në çështje me rëndësi të lartë ligjore dhe sociale.

Side Promo

Aftësitë e kërkuara

Punë të tjera që mund t'ju pëlqejnë