
Avokat/e për Çështje Pune
Punë-Orari 100% @JOBCENTER direct Postuar 4 orë më parë Lista e ngushtë Punë me emailDetajet e punës
-
ID e punës 6563
-
Career Level Manager
-
Experience 2 Years
-
Industry Development
-
Qualifications Diplomë
Përshkrimi i punës
✅ Përgjegjësitë kryesore:
-
Hartimi dhe rishikimi i kontratave individuale dhe kolektive të punës.
-
Këshillim ligjor mbi të drejtat dhe detyrimet e punëdhënësit dhe punëmarrësit.
-
Përfaqësimi i kompanisë përpara institucioneve ligjore në rastet e mosmarrëveshjeve të punës.
-
Mbështetje në procedurat e disiplinimit dhe ndërprerjes së marrëdhënies së punës.
-
Sigurimi që kompania vepron në përputhje me Kodin e Punës dhe ligjet përkatëse.
-
Përgatitja e dokumentacionit ligjor dhe pjesëmarrje në auditime të brendshme apo inspektime nga Inspektorati i Punës.
🎯 Kualifikimet e kërkuara:
-
Diplomë në Drejtësi dhe licencë aktive për ushtrimin e profesionit të avokatit.
-
Eksperiencë e provuar në fushën e të drejtës së punës (minimumi 2 vite – e preferueshme).
-
Njohuri të thella të Kodit të Punës dhe praktikës gjyqësore përkatëse.
-
Aftësi shumë të mira komunikuese dhe analitike.
-
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar çështje të ndërlikuara ligjore.
-
Njohja e gjuhës angleze është përparësi.
💼 Ne ofrojmë:
-
Pagesë konkurruese, në përputhje me eksperiencën dhe aftësitë.
-
Kontratë pune afatgjatë me mundësi zhvillimi profesional.
-
Ambient profesional dhe bashkëpunues.
-
Mundësi për të qenë pjesë e një ekipi juridik aktiv dhe me ndikim.
Aftësitë e kërkuara
Punë të tjera që mund t'ju pëlqejnë
-
Menaxher i Burimeve Njerëzore
- @ CodeAlbania
- Fier, Shqipëria