
Avokat/e për të Drejtën Tregtare
Punë-Orari 50% @WorkWise Consulting Postuar 13 orë më parë Lista e ngushtë Punë me emailDetajet e punës
-
ID e punës 6531
-
Career Level Manager
-
Experience 2 Years
-
Industry Development
-
Qualifications Diplomë
Përshkrimi i punës
🛠️ Detyrat dhe Përgjegjësitë:
-
Dhënia e këshillave ligjore për kontrata tregtare, marrëveshje bashkëpunimi dhe transaksione biznesi
-
Përgatitja dhe rishikimi i dokumentacionit ligjor: kontrata, statute, marrëveshje, vendime etj.
-
Përfaqësimi i kompanisë/klientëve në negociata dhe procedura ligjore në fushën tregtare
-
Mbështetje në themelimin, transformimin dhe mbylljen e shoqërive tregtare
-
Këshillim mbi çështje të pronësisë intelektuale, konkurrencës dhe të drejtës së punës (kur lidhet me kontrata tregtare)
-
Ndjekja e ndryshimeve ligjore dhe përditësimi i palëve të interesuara
✅ Kualifikimet e Kërkuara:
-
Diplomë universitare në drejtësi dhe licencë për ushtrimin e profesionit të avokatit
-
Përvojë pune në fushën e të drejtës tregtare / korporative – minimum 2 vite
-
Njohje shumë të mira të ligjit për shoqëritë tregtare, të drejtës kontraktore dhe ligjit tatimor (përparësi)
-
Aftësi të shkëlqyera analitike dhe shkrimi juridik
-
Aftësi për të punuar me klientë biznesi dhe për të menaxhuar projekte ligjore
-
Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe dhe angleze në të folur dhe të shkruar (gjermanisht është avantazh)
-
Integritet i lartë dhe etikë profesionale
🎯 Çfarë ofrojmë:
-
Pagesë konkurruese në përputhje me përvojën dhe performancën
-
Mundësi për të punuar me klientë vendorë dhe ndërkombëtarë
-
Ambient profesional, bashkëpunues dhe me standarde të larta etike
-
Trajnime dhe mundësi avancimi në karrierë juridike
-
Kontratë pune të rregullt dhe siguri afatgjatë
Aftësitë e kërkuara
Punë të tjera që mund t'ju pëlqejnë
-
Avokat/e për Korporata
- @ WorkWise Consulting
- Gjakovë, Kosovë