
Data Analyst / Analist i të Dhënave
Punë-Orari 100% @JOBCENTER direct Postuar 5 ditë më parë Lista e ngushtë Punë me emailDetajet e punës
-
ID e punës 10433
-
Career Level Manager
-
Experience 2 Years
-
Industry Development
-
Qualifications Diplomë
Përshkrimi i punës
Përgjegjësitë kryesore:
-
Mbledhja, pastrimi dhe analizimi i të dhënave nga burime të ndryshme për qëllime të raportimit dhe vendimmarrjes.
-
Krijimi i raporteve vizuale, grafikëve dhe dashboard-eve përmes mjeteve si Excel, Power BI, Tableau ose Google Data Studio.
-
Interpretimi i të dhënave për të identifikuar trende, modele dhe mundësi për përmirësim.
-
Bashkëpunimi me departamentet e tjera për të kuptuar nevojat e tyre analitike dhe për t’u siguruar që të dhënat përdoren në mënyrë efikase.
-
Zhvillimi dhe mirëmbajtja e databazave dhe dokumentacionit për proceset analitike.
-
Sigurimi i saktësisë dhe integritetit të të dhënave gjatë gjithë ciklit të analizës.
Kualifikimet:
-
Diplomë në Shkenca Kompjuterike, Statistika, Matematikë, Ekonomi apo fushë të ngjashme.
-
Përvojë e dëshmuar si Data Analyst ose rol i ngjashëm (preferohet 1–3 vjet).
-
Njohuri të avancuara në Excel dhe në një nga platformat analitike si Power BI, Tableau apo Python (për analizë të dhënash).
-
Aftësi për të punuar me SQL dhe për të menaxhuar databaza.
-
Mendim analitik, vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për zgjidhje problemesh.
-
Aftësi të mira komunikimi për prezantimin e rezultateve në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme.
-
Njohja e gjuhës angleze (shkrim dhe komunikim) është e domosdoshme.
Ne ofrojmë:
-
Punë në një kompani moderne dhe teknologjikisht të zhvilluar.
-
Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime të vazhdueshme.
-
Ambient pune bashkëpunues dhe inovativ.
-
Paketë konkurruese pagash dhe benefitesh.
Aftësitë e kërkuara
Punë të tjera që mund t'ju pëlqejnë
-
Data Analyst
- @ HireSmart
- Struga, Maqedonia e Veriut