
Këshilltar/e Ligjor/e
Punë-Orari 50% @WorkWise Consulting Postuar 2 javë më parë Lista e ngushtë Punë me emailDetajet e punës
-
ID e punës 2381
-
Career Level Manager
-
Experience 2 Years
-
Industry Development
-
Qualifications Diplomë
Përshkrimi i punës
Detyrat kryesore:
-
Dhënia e këshillave ligjore për menaxhmentin dhe departamentet e tjera të kompanisë.
-
Hartimi, shqyrtimi dhe interpretimi i kontratave dhe dokumenteve ligjore.
-
Sigurimi i përputhshmërisë së aktivitetit të kompanisë me ligjet dhe rregulloret në fuqi.
-
Përfaqësimi i kompanisë në marrëveshje kontraktuale dhe, kur është e nevojshme, në procedura ligjore.
-
Ndjekja e ndryshimeve ligjore dhe informimi i menaxhmentit për efektet e tyre.
-
Mbështetje në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe procedurave gjyqësore.
Kualifikimet e kërkuara:
-
Diplomë universitare në drejtësi (Licencë avokatie është përparësi).
-
Përvojë pune në fushën ligjore (minimum 2–3 vite përparësi).
-
Njohuri të shkëlqyera në të drejtën civile, tregtare dhe administrative.
-
Aftësi shumë të mira për hartimin dhe analizimin e dokumenteve ligjore.
-
Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërpersonale.
-
Integritet, profesionalizëm dhe diskrecion i lartë.
-
Njohja e gjuhës angleze ose gjermane është përparësi.
Çfarë ofrojmë:
-
Ambient pune profesional dhe mbështetës.
-
Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime të vazhdueshme.
-
Pagesë konkuruese dhe benefite shtesë.
-
Përfshirje në vendimmarrje të rëndësishme ligjore dhe biznesore të kompanisë.