
Jurist/e në Banka / Institucione Financiare
Punë-Orari 50% @WorkWise Consulting Postuar 3 javë më parë Lista e ngushtë Punë me emailDetajet e punës
-
ID e punës 9755
-
Career Level Manager
-
Experience 2 Years
-
Industry Development
-
Qualifications Diplomë
Përshkrimi i punës
✅ Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
-
Hartimi dhe rishikimi i kontratave, marrëveshjeve dhe dokumenteve të tjera ligjore financiare
-
Sigurimi i përputhshmërisë së veprimtarisë së institucionit me ligjet financiare dhe rregulloret e BQK-së
-
Ofrimi i këshillave ligjore për departamentet e brendshme, në veçanti për kreditë, borxhet dhe marrëveshjet me klientët
-
Përfaqësimi i institucionit në procedura administrative dhe gjyqësore (nëse kërkohet)
-
Ndjekja dhe interpretimi i ndryshimeve ligjore që kanë ndikim në sektorin financiar
-
Përgatitja e përgjigjeve për kërkesa ligjore, padive dhe kërkesave të rregullatorëve
-
Koordinimi me avokatë të jashtëm kur është e nevojshme
🎓 Kualifikimet e Kërkuara:
-
Diplomë universitare në Juridik (Master – përparësi)
-
Minimum 2 vite përvojë pune në fushën ligjore, preferohet në sektorin financiar ose bankar
-
Njohuri të mira të legjislacionit civil, financiar, komercial dhe të rregulloreve të BQK-së
-
Aftësi të shkëlqyera në të shkruar dhe të folur (shqip & anglisht – obligative)
-
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të marrë vendime ligjore të argumentuara
-
Integritet, diskrecion dhe etikë profesionale të lartë
-
Licenca për ushtrim të profesionit të juristit (ose proces të përfundimit të saj)
💼 Ne ofrojmë:
-
Pagë konkurruese dhe përfitime shtesë sipas politikave të institucionit
-
Ambient pune profesional dhe sfidues
-
Mundësi për avancim në karrierë dhe trajnime të vazhdueshme
-
Siguri dhe stabilitet në punësim
Aftësitë e kërkuara
Punë të tjera që mund t'ju pëlqejnë
-
Këshilltar/e Ligjor/e
- @ WorkWise Consulting
- Gostivar, Maqedonia e Veriut