Kuzhinier / Kuzhiniere

Punë-Orari 100% @HumanFocus
  • Shkoder, Shqipëria Shiko në Hartë
  • Data e postimit : 15 Tetor, 2025
  • Aplikoni para : 24 Dhjetor, 2025
  • 0 Aplikacioni(et)
  • Pamje 8
Punë me email

Detajet e punës

  • ID e punës 10749
  • Career Level  Manager
  • Experience  2 Years
  • Industry  Development
  • Qualifications  Certifikatë
jobcenter

Përshkrimi i punës

Përgjegjësitë kryesore:

  • Përgatitja e ushqimeve sipas recetave dhe standardeve të përcaktuara të restorantit.

  • Sigurimi i cilësisë, shijes dhe prezantimit profesional të pjatave.

  • Organizimi dhe mirëmbajtja e pastërtisë në ambientet e kuzhinës.

  • Menaxhimi i produkteve ushqimore, ruajtja e tyre dhe kontrolli i afateve të vlefshmërisë.

  • Bashkëpunimi me stafin tjetër të kuzhinës dhe shërbimit për një funksionim efikas të punës.

  • Respektimi i standardeve të higjienës dhe sigurisë ushqimore (HACCP).

  • Ndihma në hartimin e menuve dhe përmirësimin e recetave ekzistuese.

Kualifikimet:

  • Arsim profesional ose përvojë pune si kuzhinier/e.

  • Eksperiencë pune në restorante, hotele ose ambiente të ngjashme (së paku 1–2 vite është përparësi).

  • Njohuri të mira mbi teknikat e gatimit dhe standardet e sigurisë ushqimore.

  • Aftësi për punë në grup dhe nën presion.

  • Përgjegjësi, pastërti dhe kujdes ndaj detajeve.

  • Fleksibilitet në orar dhe dëshirë për të mësuar dhe avancuar profesionalisht.

Ne ofrojmë:

  • Pagë konkurruese në përputhje me përvojën dhe aftësitë.

  • Ambient miqësor dhe profesional pune.

  • Ushqim gjatë orarit të punës dhe kushte të mira pune.

  • Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime në gastronomi.

  • Kontratë pune afatgjatë.

Side Promo

Aftësitë e kërkuara

Punë të tjera që mund t'ju pëlqejnë