
Menaxher Logjistike / i Furnizimit
Punë-Orari 100% @JOBCENTER direct Postuar 9 orë më parë Lista e ngushtë Punë me emailDetajet e punës
-
ID e punës 7079
-
Career Level Executive
-
Experience 3 Years
-
Industry Management
-
Qualifications Diplomë
Përshkrimi i punës
Detyrat dhe përgjegjësitë:
-
Menaxhimi dhe koordinimi i proceseve të furnizimit dhe logjistikës nga blerja te dorëzimi.
-
Planifikimi i stokut dhe mbikëqyrja e niveleve të inventarit.
-
Zhvillimi i marrëdhënieve me furnitorë dhe ndjekja e kontratave të furnizimit.
-
Organizimi i transportit dhe shpërndarjes së mallrave në mënyrë efikase dhe me kosto optimale.
-
Bashkëpunimi me departamentet e tjera për përmbushjen e kërkesave operative.
-
Ndjekja dhe përmirësimi i performancës së zinxhirit të furnizimit dhe logjistikës.
-
Sigurimi i përputhshmërisë me standardet ligjore dhe të sigurisë në ruajtjen dhe transportin e mallrave.
Kualifikimet dhe kërkesat:
-
Diplomë universitare në Logjistikë, Inxhinieri Industriale, Ekonomi, ose fusha të ngjashme.
-
Eksperiencë pune min. 2–4 vite në pozita të ngjashme.
-
Njohuri të shkëlqyera në planifikim logjistik, zinxhir furnizimi dhe menaxhim stoku.
-
Aftësi të mira analitike dhe organizative.
-
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negociimi me furnitorë dhe partnerë.
-
Njohja e gjuhës angleze (ose gjuhëve të tjera) është avantazh.
-
Përdorimi i softuerëve të logjistikës dhe ERP (p.sh. SAP, Oracle, etj.) është përparësi
Ne ofrojmë:
-
Pagë konkurruese dhe kushte të favorshme pune.
-
Ambient profesional dhe ekip mbështetës.
-
Mundësi zhvillimi dhe avancimi në karrierë.
-
Pjesëmarrje në trajnime dhe projekte të rëndësishme operative.
Aftësitë e kërkuara
Punë të tjera që mund t'ju pëlqejnë
-
Shofer Kamioni
- @ HRConnect Albania
- Elbasan, Shqipëria